English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 15 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Bota Sot" SALI BERISHA ËSHTË KRYEMINISTËR I GJITHË SHQIPTARËVE - Kush i frikohet hapjes së çështjes së kufijve. - Për herë të parë pas 100 vjetëve, Shqipëria e kryeministrit Berisha po e merr rolin historik që i takon, rolin e Piemontit shqiptar. - Kosova historikisht dhe etnikisht është pjesë e shtetit shqiptar, ose krahinë e Shqipërisë e okupuar nga Serbia. Çështja e kufijve në Ballkan nuk është çështje kosovaro-serbe, por është çështje shqiptaro-serbe. - Asnjë marrëveshje e pritshme mbi kufijtë nuk mund të arrihet pa miratimin e Shqipërisë. - Bota Sot, redaksionale Tituj të tjerë: Vendimi i GJND-së shpallet më 22 korrik Kermabo e Feith "kokën" në Bruksel e "trupin" në Kosovë - EULEX e ICO injorojnë institucionet e Kosovës Kriminelët serbë në Veri nuk ka kush t'i gjykojë - Shtyhet kthimi i gjyqtarëve në Veri Bisedimet "teknike" - suprimim i Pakos së Ahtisarit Vetëm integrimi i Veriut me Kosovën iu jep fund pikëpyetjeve në Ballkan - Editoriali "Koha Ditore" HYSENI: GJND-ja DO TA RIKONFIRMOJË PAVARËSINË E KOSOVËS - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e konfirmon 22 korrikun si datë të shpalljes së mendimit për Kosovën Tituj të tjerë: Akuzohet prokuroria për ndikim politik në rastin Tolaj Arresti shtëpiak edhe për Fahredin Gashin Nisin hetimet financiare në Radiotelevizionin e Kosovës Haziri s'e pranon zbritjen e buxhetit për kulturë Sejdiu: S'mund të prognozohet niveli i korrupsionit AKR nuk mbështet dërgimin e njësive speciale në veri Foto lajmi: Të ekstraduarit nga Norvegjia, Vukomir Cvetkoviq, i dyshuar për krime lufte në rajonin e Pejës, të mërkurën i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. "Express" FJALA E BOTËS - Gjykata e Drejtësisë e ka përfunduar punën rreth rastit të Kosovës. Vendimin do ta shpallë publikisht në Hagë, më 22 korrik, në orën 15:00. Ministri Skënder Hyseni beson se verdikti do të jetë në favor tonin. Por, kjo nuk i jep fund betejës mes Prishtinës dhe Beogradit. Kosova pret dhjetëra njohje të reja, Serbia pret bisedime për status. Tituj të tjerë: Diagnoza tatimore - Ilir Tolaj akuzohet për shmangie tatimi lidhur me një marrëveshje me Zyrën Zvicerane për kontrollimet shëndetësore të pensionistëve. Premton ndryshime - Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet është i domosdoshëm. Ku duhet të korrë autokombanja e Thaçit? - Kryeministri Thaçi ka nisur një lëvizje politike, atë të distancimit nga korrupsioni dhe ka shpallur se do ta luftojë atë kudo dhe ndaj kujtdo qoftë. Serioziteti dhe besueshmëria në këtë lëvizje do të përcaktojë edhe suksesin e tij të ardhshëm elektoral. "Tribuna shqiptare" ËSHTË VETËM FILLIMI - Intervistë me shefin e EULEX-it, Yves de Kermabon - Ajo që ne e kemi parë gjatë dy muajve të fundit dëshmon se ne jemi të sinqertë në qasjen tonë dhe se ky është vetëm fillimi i aktivitetit të shtuar të EULEX-it në luftimin e korrupsionit. Tituj të tjerë: Tiranë - Pajtimet e para - PD dhe PS janë pajtuar për formimin e komisionit hetimor për zgjedhjet me shumicën e opozitës. Prishtinë - Azem e Shotë Galica në pullë postare Shkup - Shqiptarët nuk mësojnë maqedonisht - Gjykata Kushtetuese vendos që nxënësit shqiptarë të mos mësojnë nga klasa e parë gjuhën maqedonase. Më 22 korrk! Qeveria e Kosovës me numër të lartë të stafit politik - Fukarallëku i Qeverisë! "Zëri" AUTONOMI, AS NË ËNDËRR - Qeveria, partitë opozitare dhe shoqëria civile kundërshtojnë çdo mundësi që veriu i Kosovës të rregullohet me një autonomi të fortë Tituj të tjerë: Presim mendim pozitiv nga GJND Editoriali - Të shpëtojmë çka mundemi - Në të gjitha qarqet e politikëbërjes në botë po mbështetet ideja që pas përfundimit të mendimit të GJND-së të fillojnë bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, për t'i zgjidhur disa çështje të "apostrofuara" si teknike. Mirëpo, çka nënkuptojnë. EULEX-i vazhdon aksionin veror - Arresime dhe bastisje nga ana e EULEX-it pritet që të bëhen edhe në ditët vijuese Më i shtrenjti fiton tenderin 50 mijë euro për mbrojtje në liri "Infopress" QEVERIA "AMNISTON" GJERGJ DEDAJN? - Qeveria i quan spekulime shkrimet në gazeta, që kanë të bëjnë me aferat korruptive të Gjergj Dedajt Tituj të tjerë: Kosova, shqetësim i PE-së Dushan Janjiq ka thënë për mediat serbe se autoritetet në Beograd qëndrojnë prapa shkrimeve të gazetave mbi ndarjen e Kosovës GJND-ja do ta rikonfirmojë pavarësinë Gjorgjeviq të dënohet me 35 vjet burg - Tribunali i Hagës ka kërkuar që Vlastimir Gjorgjeviqit t'i shqiptohet dënimi prej 35 vjetësh burg për krime ndaj shqiptarëve në vitin 1999. Restaurimi i Kullës së Konferencës së Bujanit - Ministritë e Kulturës, të Kosovës dhe Shqipërisë, do të bashkëpunojnë për restaurimin e kullës në të cilën është mbajtur Konferenca e Bujanit "Kosova Sot" ORA 15:00, 22 KORRIK, GJND-ja SHPALL VENDIMIN PËR KOSOVËN Tituj të tjerë: Pallati, në duart e deputetëve Thaçi, tri ditë në SHBA Ligji antimafia, një shpresë e re për stabilitetin e Kosovës "Lajm" DEKORATA SIPAS QEJFIT - Presidenti i Kosovës jep dekorata, çmime dhe medalje pa ligj dhe pa kritere Tituj të tjerë: Në Kosovë po lulëzon biznesi i lojërave të fatit - Mbijnë si këpurdhat pas shiut GJND më 22 korrik jep mendimin këshilldhënës MEF-i raporton para Komisionit Evropian Vajza shkodrane në pasarelat franceze "Epoka e Re" VENDIMI I GJYKATËS, SOT NJË JAVË - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta bëjë të ditur mendimin këshilldhënës mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 22 korrik, është bërë e ditur të mërkurën nga Pallati i Paqes në Hagë. Tituj të tjerë: Pas GJND-së, më shumë njohje Haber i keq për mafinë - Kryeministri Thaçi inicon hartimin e Ligjit Antimafia AKR i propozon Qeverisë plan për integrimin e veriut Lirohet Tolaj, krejt shfaqja qenka bërë për 9000 euro /s.s./
KOMENTE