English

Qeni në makinë, kërkon ndihmë duke i rënë borisë

Pensilvani, (SHBA), 16 Korrik, NOA - Ka mbetur i bllokuar në makinë për gati një orë, ndërsa pronarja e tij kishte shkuar në pazar, duke e harruar atë. Sipas “The Sun” makina pothuajse po bëhej si furrë për shkak nxehtit që ka goditur Shtetet e Bashkuara.

Qeni Max, ka kuptuar se shëndeti i tij, për shkak të nxehtësisë, ishte në rrezik: kështu në mendje i ardhur një ide gjeniale, ka menduar ti bjerë borisë së makinës për të kërkuar ndihmë.

Zhurma e borisë ka tërhequr vëmendjen e pronares së tij, e cila i ka dhënë atij ujë, si dhe e ka freskuar, duke e shpëtuar nga dehidratimi.

a.e./NOA

KOMENTE