Rusi - Merkel Kërkon Zbardhjen E Vrasjes Së Një Militanteje Ruse Për Të Drejtat E Njeriut
EKATERINBURG (Rusi), 15 korrik /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi sot në Ekaterinburg zbardhjen e vrasjes një vit më parë të militantes ruse për të drejtat e njeriut, Natalia Estemirova, që ngjalli irritim në botë.
Duke u shprehur para një forumi të ndërmarrjeve ruse dhe gjermane ku merrte pjesë dhe presidenti rus, Dmitri Medvedev, kancelarja gjermane këmbënguli mbi rëndësinë e madhe të çështjes Estemirova duke përmendur shoqërinë civile dhe të drejtat e njeriut.
"Përsa i përket kësaj çështjeje, është e rëndësishme të vazhdojë puna për zbardhjen e vrasjes së militantes ruse Estemirova'', deklaroi Merkel, ndërkohë që kolegët e ish-përfaqësueses të
OJQ-së ''Memorial në Çeçeni'' frikësohen se kjo çështje nuk do të zbardhet kurrë.
Sipas OJQ-së, hetuesit identifikuan vetëm një të dyshuar, Alkhazour Bachaiev, një rebel islamik, i cili u vra vjeshtën e kaluar dhe injoruan të gjitha pistat e tjera pavarësisht premtimeve të presidentit Medvedev./
/ec/ a.jor.