Shba - 'Bp' E Detyruar Për Një Testim Të Ri Të Hinkës Në Detin E Gjirit Të Meksikës
NJU ORLINS, 15 korrik /ATSH-AFP/ - Një rrjedhje e zbuluar në një tubacion përcjellës e ka detyruar 'BP' të zhvilloi një test të rëndësishëm për hiknën e re të vendosur me qëllim dhënien fund të derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, njoftoi sot kompanitë e naftës.
"Gjatë përgatitjeve për të realizuar testimin, (...) u zbulua një rrjedhje nafte në një nga tubacionet përcjellëse'', deklaroi 'BP'.
"U izolua dhe do të riparohet para zhvillimit të testimit që ka si qëllim verifikimin e soliditetit të pusit'', shtohej në deklaratë.
I quajtur "Top Hat 10", hinka dhe kapaku i ri i vendosur mbrëmjen e së hënës do të mundësojë rikuperimin integral të naftës në dalje./
/i.p/