Shba - Sulmuesi Francez Thierry Henry Konfirmon Braktisjen E Karrierës Ndërkombëtare
HARRISON (SHBA), 15 korrik /ATSH-ANSA/ - Sulmuesi i njohur francez Thierry Henry konfirmoi sot, gjatë një deklarate në Shtetet e Bashkuara, se ka braktisur karrierën e tij ndërkombëtare të futbollit.
Tridhjetedy vjeçari i cili ka luajtur për Arsenalin dhe Barcelonën, u shfaq rallë në ndeshjet e kombëtares franceze në Kampionatin Botëror të Futbollit që u zhvillua në Afrikën e Jugut dhe që për Francën përfundoi në fazën e grupit.
Henry ka deklaruar se vendimin e kishte marrë para kampionatit të Afrikës dhe e shpalli vetëm tani për mos të pasur asnjë ndikim negativ te ekipi francez.
Henri është golashënuesi më i mirë francez me 51 gola në 123 ndeshje, por në Afrikën e Jugut u shfaq vetëm si zëvendësues.
/e.v/