English

Shkodër, arrestohet pronari 24 vjeçar i lokalit, mbante bimë Canabis Sattiva

Shkodër, 15 korrik, NOA – Në aksionet policore kundër trafikut të drogës të ndërmarra në të gjitha qytetet, një tjetër person ka rënë në prangat e policisë në qytetin verior të Shkodrës.

Këtë herë flitet për një 24 vjeçar, Armir Mustafa.

Sikundër njofton policia e Shkodrës, si rezultat i një aksioni dje në orët e vona të natës, au arrestua 24 vjeçari Mustafa.

Arrestimi i tij, njofton policia, u bë në flagrancë, pasi gjatë bastisjes së policisë në lokalin e tij, në lagjen “Manush Alimani” të qytetit, në orën 2.00 pas mesnate, iu gjetën dhe sekuestruan nga oficerët e policisë një qese me 35 gram bimë, që dyshohet si Canabis Sattiva si dhe tri qese farmaceutike.

Policia e qarkut vuri në pranga poseduesin e lëndës narkotike, ndërsa 24 vjeçari, pronar i lokalit ku u gjet droga po ndiqet penalisht nga prokuroria e Shkodrës për prodhim dhe shitje narkotikësh.

mit/NOA

KOMENTE