Durrës, 15 korrik, NOA – Një nga panoramat e njohura në pikun e sezonit turistik janë edhe rradhët e gjata të makinave dhe emigrantëve në kufi.
Një panoramë të tillë ofron e dhe pika e kalimit në Portin e Durësit, ku vetëm mëngjesin e sotëm sipas policisë portuale u ankoruan pese tragete të linjës Bari-Durrës.
Këto tragete transportuan në brigjet shqiptare të Adriatikut mbi 5 mijë emigrante dhe njëmijë automjete.
Emigrantët ankohen për këto radhë të gjata edhe pse sipas policisë në Portin e Durrësit, thuhet se po punohet me kapacitet të plotë, për të shmangur radhët e emigrantëve në pikën doganorë të portit të Durrësit.
Policia Kufitare njofton se janë marrë të gjitha masat për shtimin e sporteleve në doganë, por sipas tyre në ditët në vijim fluksi i hyrjes së emigrantëve që kthehen për pushime në Shqipëri pritet të rritet, sidomos në fundjavë.
Gjatë orëve të fundit në doganën e portit të Durrësit kanë hyrë në Shqipëri më shumë 8500 persona dhe 2200 mjete.
mit/NOA