English

Sport: Argjentine - Federata I Propozon Maradones Zgjatjen E Kontrates Deri Ne 2014

TIRANE, 15 Korrik/ATSH-AFP/. - Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) do t'i propozoje Diego Maradones qe te vazhdoje te qendroje ne krye te seleksionit deri ne Kupen e Botes 2014, nderkohe qe ai ka qendruar ne heshtje per te ardhmen e tij pas eleminimit te ekipit ne çerekfinalet e Boterorit 2010. "AFA do t'i propozoje atij qe te qendroje ne post", deklaroi te merkuren ne mbremje gjate nje konference shtypi, zedhenesi i Federates, Ernesto Cherquis Bialo. Kjo oferte do t'i behet Maradones nga presidenti i AFA, Julio Grondona, gjate nje takimi te parashikuar per javen e ardhshme, theksoi ai. Nese Maradona vendos qe te largohet, ai mund te zevendesohet nga Gerardo "Tata" Martino, seleksioneri argjeninas i Paraguajit, ose Alejandro Sabella, trajneri i klubit te Estudiantes. /a.ke/
KOMENTE