English

Studim - Telefonitë Celulare Kanë Më Tepër Se 5 Miliardë Abonentë Në Botë

STOKHOLM, 15 korrik /ATSH-AFP/ - Numri i abonimeve në telefonitë celulare ka tejkaluar për herë të parë javën e kaluar shifrën prej 5 miliardë personash, rreth shtatë herë më shumë se dhjetë vjet më parë, sipas një studimi që gjigantit suedez të telekomeve ''Ericsson''. Numri i abonentëve rritet në ditët e sotme me 2 milionë persona çdo ditë, "kjo kryesisht falë tregjeve në zhvillim si India dhe Kina", sipas numrit një të botës për rrjetin e telefonive celulare. "Sipas vlerësimeve të 'Ericsson' bazuar në të dhënat e sektorit, abonenti i 5 miliardtë u regjistruar më 8 korrik 2010, të enjten e kaluar'', thuhej në deklaratën e grupit ''Ericsson''. "Në vitin 2000, rreth 720 milionë persona ishin abonentë të telefonive celulare, ndjeshëm më pak se numri i përdoruesve të kësaj telefonie vetën në Kinë sot", shtonte 'Ericsson'./ /i.p/
KOMENTE