English

Tiranë, Bashkia Nis Nje Plan Masash Për Infrastrukturën Rrugore

TIRANA, 15 Korrik/ATSH - Gjergji Mima/ - Bashkia e Tiranës ka nisur një plan masash në rrugët e kryeqytetit, për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe për lehtësimin e qarkullimit me kryqëzimin në zonën e "21 Dhjetorit", që i është nështruar zgjerimit të korsive, që do të shërbejnë dhe për kalimin e biçikletave. "Është një nga kryqezimet më problematike nga pikëpamja e trafikut, ku Bashkia ka hartuar një projekt të detajuar në kuadër të projektit të transportit multimodal, me qëllim lehtësimin e lëvizjes, rregullimin e aparaturave semaforike, dhënien e prioritetit të transportit publik. Sot ai kthehet në një kryqëzim me katër drejtime lëvizje, gjithashtu dhe një kryqëzim që mundëson korsinë e dedikuar të biçikletës dhe rregullimin e aparaturave semaforike me qëllim lehtësimin e lëvizjes", tha Enton Punavia, drejtor i transportit në Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, plani i masave ka përfshirë edhe transportn publik, nëpërmjet vendosjes në linja të ndryshme të Tiranës, të autobuzave të rinj për një shërbim sa më cilësor. Plani i masave për përmirësimin e transportit në kryeqytet, do të vazhdojë për gjatë gjithë verës në 23 rrugë e sheshe të Tiranës, ndërsa gjatë gjithë vitit, vend i rëndësishëm do t'i kushtohet dhe funksionit të qendrës së kontrollit të trafikut./n.m/
KOMENTE