English

Topi i dorëzoi Medi Bicit dekretin e emërimit në Gjykatën e Lartë

Tiranë, 15 Korrik, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dorëzoi sot paradite Medi Bicit në mjediset e Presidencës, dekretin e emërimit në Gjykatën e Lartë, ndërsa kandidatura e tij u votua dhe u miratua në parlamentin shqiptar pak ditë më parë.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga autoritetet e Presidencës, sipas të cilave, kreu i shtetit e ka përgëzuar Bicin dhe njëkohësisht i ka uruar atij suksese në detyrën e rëndësishme dhe plot përgjegjësi që i është caktuar tashmë edhe nga legjislativi.

Anëtari më i ri i Gjykatës së Lartë, Medi Bici u propozua nga presidenti Topi për në Gjykatën e Lartë më 25 maj 2010.

Ndërkaq, Kuvendi dha pëlqimin për miratimin e kandidaturës së tij, por pa patur miratimin e votave të opozitës, e cila e ka bojkotuar seancën gjatë votimit të dekreteve të Presidentit për kandidatët e Gjykatës së Lartë.

n.e/NOA

KOMENTE