Turqi - Ndërron Jetë Nipi I Fundit I Sulltanit Abdulhamid Ii
ANKARA, 15 korrik /ATSH-ANSA/ - Osman Nami Osmanoglu, nipi i fundit i sulltanit otoman Abdulhamid II, që mbretëroi nga viti 1876 deri në vitin 1909, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 93 vjeçare në repartin e kujdesit intensiv në një klinikë kirurgjie kardiovaskulare të Stambollit, ku qëndronte i shtruar që prej 10 qershorit.
Lindur në Gjenevë, Zvicër, në vitin 1918 nga vajza e sulltanit, Ayse, Osmanoglu e kaloi gjysmën e jetës së tij duke jetuar në vende të ndryshme, me interes të veçantë për artin dhe pikturën. U kthye për të jetuar në Turqi në vitin 1974.
/e.v/