Prishtinë, 15 Korrik 2010 NOA - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot vendim që të shkarkojë nga detyra e Zëvendësministrit e Transporteve dhe Postë-Telekomunikacionit, z.Gjergj Dedaj.
Këtë vendim Kryeministri Thaçi e ka marrë bazuar në të gjeturat e fundit nga organet kompetente, që flasin për keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin që z.Dedaj e ka bërë gjatë periudhës kur ka ushtruar detyrën e Zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Burime zyrtare i pohuan agjencisë NOA se “ky veprim i kryeministrit Thaçi vjen në vazhdën e luftës së pakompromis ndaj korrupsionit, dukurive negative dhe është në funksion të fuqizimit të qeverisjes së mirë, transparente dhe efektive, në shërbim të interesave të qytetarëve të vendit”.
a.b/NOA