Urgjent - Shba - Senati Miraton Reformën Financiare
NJU JORK, 15 korrik /ATSH-ANSA/ - Senati amerikan e miratoi përfundimisht reformën financiare me 60 vota pro dhe 39 kundër. Miratimi i Senatit vjen pas aprovimit nga Dhoma e ulët. Për t'u kthyer në ligj, projektit "Dodd-Frank" (nga emrat e dy autorëve) i mungon vetëm firma e presidentit Barak Obama, i cili duhet ta dekretojë javën e ardhshme.
/e.v/