Vatikani Ashpërson Ndjeshëm Rregullat Dhe Masat Ndaj Pedofilisë
QYTETI I VATIKANIT, 15 korrik /ATSH-AFP/ - Vatikani ka ashpërsuar rregullat kundër pedofilisë në radhët e klerit, ku ka paraqitur procedura të përshpejtuara për rastet më urgjente.
Normat e reja të vendosura parashikojnë në veçanti "procedura të përshpejtuara për të zgjidhur çështjet më urgjente dhe më të rënda, duke mundësuar dorëzimin e laikëve para autoriteteve dhe gjykatave kishtare", deklaroi Vatikan përmes një dokumenti të quajtur "Normat mbi krimet më të rënda" që u bë publik nga zëdhënësi, ati Federico Lombardi.
Këto norma lidhen me përshkrimin e fakteve të dhjetë deri 20 viteve pas arritjes së moshës së pjekurisë nga viktimat, "duke krahasuar abuzimin seksual ndaj personave me probleme mendore me atë ndaj të miturve dhe paraqesin krimin e pedopornografisë".
Megjithatë, procedurat e reja nuk bëjnë një krahasim në "rend të përcaktuar" për kishat lokale të përfshira në hetimet mbi abuzimet seksuale që i janë drejtuar organeve civile të drejtësisë./
/i.p/