English

Vlorë: Mot I Kthjellët, Temperaturat Në Rritje

VLORË, 15 Korrik/ATSH-H.Koçi/.-Situata meteorologjike sot në gjirin detar të Vlorës parashikohet të jetë e qëndrueshme, me mot të kthjellët dhe me zhvillime të pakta resh. Vlerat e temperaturave do të vazhdojnë të rriten, gjë që do të ndikojë edhe në rritjen e nivelit të avullimit që parashikohet të shkojë deri në 6 për qind. Kushtet e lundrimit do të jenë të favorshme për të gjitha mjetet, çka ka bërë që mbi 20 peshkarexha të dalin çdo ditë për gjueti në hapësirën detare brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 32-34 gradë celcius dhe ato minimale në 20-22 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. Dy tragetet e linjës detare Vlorë-Brindisi do të lundrojnë sot drejt portit italian në orët e mesditës. /s.s./
KOMENTE