English

Antikrimi Ekonomik, arrestohet mjeku për marrje ryshfeti

Pejë, 16 Korrik 2010 NOA - Drejtoria për Hetimin e krimeve Ekonomike, së bashku me njësitet relevante të policisë në rajonin e Pejës, ka arrestuar në flagrance një mjek për marrje të ryshfetit në vlerë prej 450 euro, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Sipas burimeve zyrtare policore, I.R. 56 vjeç nga Rajoni i Pejës i kishte kërkuar një personi 250 euro për operim të bashkëshortes së tij shtatzënë e cila kishte pësuar përkeqësim gjendjeje.

Në këto kushte, denoncuesi i sotëm detyrohet që të ia japë shumën e kërkuar mjekut “kasap”,

Pas marrjes së parave i dyshuari fillon interesimin dhe ia cakton operimin ku dhe kryen lindjen.

Sot, në vizitën e kryer spitalore dhe kontaktin më ankuesin mjeku prapë i kërkon 200 euro më arsyetimin se gruas iu është përkeqësuar gjendja.

Kjo situatë e ka acaruar bashkëshortin e lehonës i cili informon policinë dhe kjo e fundit fillon procesin hetimor në konsultim me prokurorin përkatës, proces i cili rezultoi me arrestimin e mjekut të dyshuar.

“Arrestimi i personit të dyshuar është bërë në spitalin e përgjithshëm të Pejës, konkretisht në repartin gjinekologjik – obsetrik”, konfirmoi Policia e Kosovës. Ajo tha se me urdhër të Prokurorit publik komunal Pejë të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor.

a.b/NOA

KOMENTE