English

Basha: Policia ka rritur forcën zbuluese, këtë vit 1260 vepra penale më shumë

Tiranë, 16 Korrik, NOA Update - Policia e Shtetit ka dyfishuar gjatë muajve të parë të këtij viti, sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar, falë operacioneve të shtuara anti-drogë dhe masave të ndërmarra për ndalimin e trafikut të narkomanëve.

Një fakt të tillë e bëri me dije ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, gjatë analizës 6-mujore të Policisë së Shtetit, duke deklaruar ndër të tjera si arritje të saj edhe plotësimin me sukses të Pyetësorit të Bashkimit Evropian.

Duke thënë se Policia ka një detyrë të madhe për arritjen e heqjes së vizave, Basha u la forcave policore si imperativ, detyrimin për të përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga ndërkombëtarëve për këtë aspekt.

Ndërkaq, lidhur me punën e Policisë Rrugore, ai tha se ky sektor i policisë njeh një përmirësim prej 9 përqind në punën e tij gjatë 6 muajve të parë të vitit.

E duke theksuar se në këtë sezon mbërrijnë turistët dhe emigrantët, ai u shpreh se

“vera mbetet sfida më e madhe e Policisë Rrugore, ku do të vihet re efektiviteti i punës së saj”.

Më tej, ai tha se policia ka rritur efektivitetin e zbulimit të saj duke shënuar 1260 raste më shumë të zbuluara të veprave penale, nga të cilat janë goditur rreth 20 % më shumë se në të njëjtën periudhë me vitin e kaluar.

n.e/NOA

KOMENTE