English

Be - Ashton Dënon Sulmin E Djeshëm Në Iran

BRUKSEL, 16 korrik /ATSH-ANSA/ - Përfaqësuesja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka mbetur "e tronditur nga dy shpërthimet në Zahedan, që shkaktuan shumë viktima" dhe i dënon "këto sulme terroriste për të cilat nuk ka asnjë justifikim". Dënimi i Ashton erdhi me një notë të shpërndarë sot në Bruksel, pas sulmit të djeshëm në një xhami shiite në juglindje të Iranit. /e.v/
KOMENTE