English

Bosch:Marrëveshja Pd-Ps, Të Jetë E Pranueshme Nga Të Dyja Palët

T TIRANE, 16 Korrik/ATSH-A.Gegvataj/.- "Është shumë mirë që të dy palët po negociojnë me njëri-tjetrin dhe shpresojmë se do të arrijnë një marrëveshje, e cila do të jetë e pranueshme nga të dyja palët", deklaroi sot Ambasadori i OSBE-së Robert Bosch, në qytetin e Korçës. Duke iu referuar takimit të dy ditëve më parë të kryetarëve të grupeve parlamentare të PD-së dhe PS-së, përkatësisht Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi, Bosch e cilësoi pozitive nisjen e dialogut mes maxhorancës dhe opozitës. Sipas tij, përfaqësuesit e dy partive më të mëdha në vend, PD-PS duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt, pasi ka ardhur koha që kriza politike në Shqipëri të marrë fund. "Koha për kompromis është tani", nënvizoi Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch. /a.s/f.n/
KOMENTE