Ekon - Fillon: Kriza Debitore E Greqisë Do Ta Bëjë Evropën Më Të Fuqishme
E
TOKIO, 16 korrik /ATSH-MIA/ - Evropa po punon shumë për kapërcimin e pasojave të krizës debitore të Greqisë dhe nga ajo do të dalë më e fuqishme nga kjo, deklaroi sot në Tokio kryeministri francez Francois Fillon.
Në një fjalim para një grupi biznesmenësh në kryeqytetin japonez, Fillon theksoi se e
ardhmja e Bashkimit Evropian dhe e valutës së saj euro nuk është e rrezikuar.
"Kriza debitore e Greqisë është problem klasik me borxh dhe nuk paraqet tregues për
dobësinë qenësore të euros", theksoi ai.
Ai theksoi se me orvatjet për kapërcimin e krizës debitore, Evropa dëshiron të përforcojë
pozicionin e saj si zonë e stabilitetit buxhetor dhe rritjes.
"Eshtë e vërtetë që ne përballemi me një krizë serioze, por ajo nuk e rrezikon të ardhmen e
euros, sepse kursi aktual i saj është pasqyrë e gjendjes ekonomike në BE", theksoi kryeministri francez në fjalimin para biznesmenëve në Tokio./
a.jor.