Ekonomi - Euro Arrin Kuotën 1,30 Dollarë Për Herë Të Parë Që Nga Maji
LONDËR, 15 korrik /ATSH-AFP/ - Euroja e kaloi sot pragun e 1,30 dollarëve për herë të parë që prej 10 majit të kaluar, ndërkohë që dolllari ra nën presionin e shqetësimeve për një ngadalësim të rimëkombjes ekonomike në Shtetet e Bashkuara.
Rreth orës 12:10 GMT, euroja arriti deri në 1,3006 dollarë, niveli më i lartë që prej më tepër se dy muajve, përballë kartmonedhës së gjelbër nën presion përpara publikimit të treguesve ekonomikë amerikanë, ku përfshihen çmimet e konsumit për qershorin dhe treguesi i besimit të universitetit të Miçiganit për korrikun.
/I.Pu.