English

Fazlliç: Opozita keqinformoi publikun. Shëndeti dhe pasuria ime të pacënuara

Kroaci, 16 korrik, NOA – “Opozita ka keqinformuar publikun”. Kështu deklaroi pak më parë biznesmeni serbo-kroat Damir Fazlliç duke sqaruar aksidentin ajror, gjatë uljes me vështirësi të avionit Cessna 550, në pronësi të kompanisë "Princ Aviation", në aeroportin e Bracit në Kroaci, ku udhëtonte edhe vetë Fazlliç dhe juristi serb Ivan Zogoviç.

Fazlliç në një deklaratë për shtyp akuzoi opozitën se ka keqinformuar publikun mbi këtë aksident ajror, duke përdorur mediat e veta për këtë qëllim.

Sipas Fazlliç, përfaqësues të opozitës i kanë përdorur mediat e tyre për të hedhur hije dyshimi mbi shëndetin dhe pasurinë e tij.

“Mediat u përdorën për të abuzuar mbi shëndetin tim. Unë i falënderoj ato për interesin që treguan, dhe u them se “Shëndeti dhe pasuria ime janë të pacenuara”, deklaroi Damir Fazlliç.

Avioni Cessna 550, me të cilin udhëtonte edhe biznesmeni serbo-kroat Damir Fazlliç, nisur nga Rinasi drejt ishullit të Bracit në Kroaci, pësoi një aksident në zbritje duke u djegur pjesërisht, por pasagjerët e tij pësuan vetëm plagë të lehta.

mit/NOA
KOMENTE