English

Gjeorgjia Fillon Negociatat Për Asocim Me Be-Në

BATUM, 16 korrik /ATSH-MIA/ - Bashkimi Evropian dhe Gjeorgjia filluan negociatat për arritjen e marrëveshjes për asocim, me anë të së cilës duhet të përforcohen marrëdhëniet e 27 vendeve anëtare të Unionit me ish-republikën sovjetike, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Catherine Ashton. "Gëzohem që jam këtu për fillimin e negociatave për arritjen e marrëveshjes për asocim mes Gjeorgjisë dhe BE-së. Ajo ka për qëllim përforcimin e marrëdhënieve mes Gjeorgjisë dhe BE-së", theksoi Ashton në konferencën e përbashkët për median me presidentin gjeorgjian, Mihail Sakashvili në qytetin gjeorgjian, Batum. "Marrëveshja do të paraqesë kornizën për marrëdhëniet e reja. Me përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet Gjeorgjisë dhe BE-së mund të kontribuojmë për zhvillimin demokratik të Gjeorgjisë, për stabilizimin e saj dhe mirëqenien në plan afatgjatë", shtoi Ashton. Sakashvilli ka shprehur kënaqësi për etapën e re të bashkëpunimit me BE-në. "Gjeorgjia është Evropë, Gjeorgjia u kthye në Evropë dhe qëllimi i reformave është që të krijojmë shtetin e parë evropian në rajonin e Kaukazit", deklaroi presidenti gjeorgjian./ a.jor.
KOMENTE