Greqi - Grevë E Bankave Që Kërkohen Të Blihen Nga ''Banka E Pireut''
ATHINË, 16 korrik /ATSH-AFP/ - Punonjësit e ''Bankës Bujqësore'' greke dhe ''Hellenic Postbank'' nisën një grevë për të protestuar kundër projektit të grupit të ''Bankës së Pireut'' për blerjen e aksioneve të bllokuara nga shteti grek, theksuan sindikatat.
Grupi i ''Bankës së Pireut'', huadhënësi i pestë në Greqi ka bërë një ofertë prej 701 milionë eurosh për të riblerë 77 për qind të aksioneve të ''Bankës Bujqësore'' dhe 33 për qind të aksioneve të ''Hellenic Postbank'' (TT).
"Ne nuk mund të pranojmë lojën e drejtuesve të bankave që vazhdojnë ta shohin prioritetin e popullit grek si një bashkëshorte e pasur që do t'u sigurojë atyre qëndrime dominuese mbi tregjet dhe përfitimet'', theksoi në një komunikat sindikata e punonjësve të bankës ''Hellenic Post''.
Presidenti i sindikatës Jorgos Sideris denoncoi në media skandalin përsa i përket këtij propozimi./
/ec/ a.jor.