English

Greqi - Kriza Ekonomike Shkakton Edhe Probleme Shëndetësore Te Qytetarët

T ATHINË, 16 korrik /ATSH-MIA/ - Kriza ekonomike ka dëmtuar seriozisht shëndetin e qytetarëve grekë, thonë mjekët vendas, të cilët arritën në përfundimin e mësipërm pas një numri studimesh, njoftoi sot gazeta greke "Ta nea". Sipas hulumtimeve të tyre, kohët e fundit, në Greqi është rritur numri i të sëmurëve që kanë vizituar klinikat e patologëve, dermatologëve dhe psikiatërve, ndërsa simptomat e tyre të përgjithshme ishin humbja e vetëdijes, dhimbje në pjesën e zemrës, aritmia dhe djersitja, dhimbja e kokës dhe egzemat e ndryshme, ndërkohë që shkak kryesor për rritjen e numrit të të sëmurëve shihet kriza ekonomike që ka përfshirë vendin ballkanik. Mendohet se pas këtyre simptomeve fshihen faktorë të lidhur me emocione të ndryshme, tension dhe stres. Mjekët thonë se shumë më tepër grekë po ankohen nga stresi dhe kanë filluar të bien në panik dhe depresion./ a.jor.
KOMENTE