Greqi - Një Tërmet 5,1 Ballë Rihter Godet Ishullin Hios
ATHINË, 16 korrik /ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 5,1 ballë të shkallës Rihter goditi sot në orën lokale 11:11 jugperëndimin e ishullit Hios në Dhodhekanisi, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit të Athinës.
Nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.
Greqia është vendi më i ekspozuar evropian ndaj tërmeteve./
a.jor.