English

Grupi Sunit ''Joundallah'' Merr Përgjegjësinë E Atentatit Në Iran

TEHERAN, 16 korrik /ATSH-AFP/ - Grupi ekstremist sunit ''Joundallah'' mori përgjegjësinë e atentatit të dyfishtë kundër një xhamie shiite në Iran, që shkaktoi 27 të vdekur dhe qindra të plagosur, njoftoi sot ky grup në faqen e tij të internetit. Të paktën 27 persona u vranë dhe 160 të tjerë u plagosën dje si pasojë e një atentati të dyfishtë vetëvrasës kundër një xhamie shiite në juglindje të Iranit, sipas një bilanci të publikuar sot nga televizioni shtetëror iranian. Atentati i dyfishtë kamikaz ndodhi dje në mbrëmje pranë xhamisë Jamia në Zahedan, ndërkohë që shumë besimtarë ishin mbledhur për të përkujtuar imam Huseinin, nipin e profetit Muhamet./ a.jor.
KOMENTE