English

Kapet hajduti, u rrëmbeu 2 grave varësen e floririt nga qafa

Durrës, 16 korrik, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë arritur të arrestojnë në flagrancë një person, i cili dyshohet se është hajduti i disa rasteve të denoncuara për vjedhje në qytetin bregdetar.

Siç bëhet me dijeni nga burimet e policisë së Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, ai është 33-vjeçari Kujtim Kamberi, i dënuar më parë për vjedhje.

Ndalimi i tij u bë për arsye se si rezultat i punës hetimore të kryer nga forcat policore, lidhur me dy raste të denoncuara në polici mbi vjedhjen e bizhuterive të florinjta dy grave në rrugë, rezultoi se ai ka qenë i dyshuari kryesor.

Konkretisht, bëhet fjalë për vjedhjen e ndodhur më 3 korrik, ku me forcë i ka marrë nga qafa një varëse floriri një vajze me inicialet I.S.

Në të njëjtën ditë, ai ka bërë të njëjtin gjest edhe me një grua 53-vjeçe, me inicialet V.Q.

Materialet proceduriale për veprën penale të vjedhjes iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE