Kavajë, 16 korrik, NOA - Kapet në Kavajë i shumëkërkuari Eduardo Sokol Krasniqi, i dënuar në mungesë me 18 vjet burg.
Policia e shtetit njofton se përgjatë ditës së sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, arrestuan të shumëkërkuarin, 39 vjeçarin, Eduardo Sokol Krasniqi nga fshati Karpen i Kavajës.
Eduardo Krasniqi ra në prangat e policisë sot në mesditë në Karpen të Kavajës, pasi ishte person i shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë, në Brindisi të Italisë.
Autoritetet e italiane e kishin dënuar në mungesë të kërkuarin me 18 vjet burg, Eduardo Sokol Krasniqin, pasi 39 vjeçari akuzohet për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, në bashkëpunim dhe krijimin e drejtimin e organizatës kriminale.
Ndërkohë, në ngarkim të tij edhe Prokuroria e Kavajës, ka lëshuar urdhërin e ndalimit dhe konsumimit të veprave penale të lartpërmendura.
Eduardo Krasniqi do të dërgohet për në vendin e vuatjes së dënimit për veprat penale të cituara më lart.
mit/NOA