Komisioni Parlamentar Për Arsimin Diskuton Ndryshimet Më Ligjin E Arsimit Të Lartë
TIRANE, 16 Korrik /ATSH/- Ndryshimet në Ligjin aktual të Arsimit të Lartë u diskutuan sot në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Informimin e Publikut, ku mori pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj.
Ai tha se "vendosja e kriterit të mbrojtjes së gjuhës angleze kërkohet , në mënyrë që universitetet tona të jenë konkurruese edhe në vende të tjera dhe synohet që të tërhiqen edhe pedagogë të huaj".
Një tjetër çështje që shkaktoi debat ishte dhe procedura që duhet të ndjekin rektorët dhe dekanët nëse largohen për të dhënë mësim diku tjetër.
Në komisision morën pjesë edhe grupe të tjera të interesit, përfshirë Rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe rektorin i Universitetit Europian, Ardian Civici. Pritet që pas seancave dëgjimore ndryshimet të kalojnë për votim nen për nen. (Vijon) /e.gj//a.ke/