Firence, 17 Korrik 2010, NOA - Duke luajtur në rolin e një vrasësi, kanë qëlluar një kalimtar me anën e një arme-lodër me ajër të ngjeshur.
Për këtë arsye, karabinierët në Firence raportuan për gjashtë të rinj të këtij qyteti, tre italianë dhe tre të huaj, duke përfshirë këtu dhe katër të mitur.
Për ushtarakët, gjashtë të rinjtë shpjeguan: “Ishte një lojë”. Por megjithatë, për ta, akuzat janë plagosje e rëndë dhe mbajtje e paligjshme e armëve.
Ndërkaq, në makinën e djemve, policia ka gjetur një mitraloz, dy pushkë dhe një revole me ajër të ngjeshur.
Ky agresion, për të cilin akuzohen të rinjtë, u zhvillua në rrugën Maragliano rreth orës 22:00. Personi, një 46 vjeçar, i cili u mor pranë makinës së djemve u qëllua në shpatull, ku për fat të mirë pati vetëm skuqje.
Pasi policia u vu në dijeni të kësaj ndodhie nuk e pati të vështirë të gjente të rinjtë mes moshës 16 dhe 20 vjeç, të gjithë banorë të qytetit toskan.
Djemtë, përfshirë këtu, një maroken, një egjiptian dhe një brazilian, janë identifikuar të gjithë.
r.b/NOA