English

Ministria Mbrojtjes:43 Prona Të Lira Të Ushtrisë Në Administrim Të Pushtetit Vendor

TIRANË, 16 Korrik/ATSH/.- Ministria e Mbrojtjes (MM), në përgjigje të akuzave të Bashkisë së Tiranës, sqaroi sot se deri tani 43 prona të ushtrisë janë marrë në administrim nga njësi të ndryshme vendore dhe tashmë janë funksionale për nevojat e qytetarëve. Sekretari i Përgjithshëm i MM-së, Edvin Kulluri, gjatë një konference për shtyp sqaroi dhe njëherë lidhur me bashkëpunimin që ka ndërtuar ky dikaster me shumë njësi vendore në kuadër të procesit të nxjerrjes të lira për privatizim të pronave të tepërta të FA-së. "Bashkia e Kavajës është duke marrë në administrim një repart ushtarak për ta përdorur për të ndërtuar qendrën administrative të qytetit, për godinat e bashkisë prefekturës etj. Bashkia Shkodër është duke marrë në administrim një repart ushtarak dhe për të ndërtuar në atë truall një shkollë profesionale dhe objekte të tjera social-kulturore. Deri tani, mbi 43 prona janë marrë në administrim nga njësi vendore, për t'u përdorur për nevojat e qytetarëve", tha ai. Në këtë kuadër, sekretari i përgjithshëm vuri në dijeni Bashkinë e Tiranës, se një listë prej 37 pronash brenda territorit administrativ të këtij institucioni, tashmë janë nxjerrë të lira nga Ministria e Mbrojtjes. "Bashkia e Tiranës është e mirëpritur të aplikojë për të marrë në përdorim ato prona që ajo mendon se do t'i shërbenin qytetarëve të kryeqytetit", tha ajo. /a.s/f.n/
KOMENTE