Të hënën më 19 Korrik në ambientet e Bibliotekës Kombëtare Univerzitare, Lëvizja Vetëvendosje mban tribunën e radhës me titull “Bashkatdhetarët dhe Kosova për njëri tjetrin” ku do të diskutohen këto tri pika:
• Kontributi i bashkatdhetarëve nga Kosova • Gjendja e tanishme e bashkatdhetarëve • Çka mund të bëjmë për njëri tjetrin?
Tribuna fillon në orën 15:00 dhe në të do të flasin Liburn Aliu, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Florin Krasniqi biznismen shqipar nga ShBA.
Sekretariati për Media dhe Komunikim
Lëvizja Vetëvendosje