Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 16 Korrik/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të premten:
Gazeta "Shqip"
VOTË KUNDËR E DY ALEATËVE NË KUVEND
Dekretet e Presidentit për anëtarin e Gjykatës së Lartë "ndajnë" kryeministrin nga 3 ministra të kabinetit dhe aleatët LSI-PR.
Socialistët ngrenë akuza për afera korruptive të ministrave.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- Ligji i ri/Ulje pagash, largim të stafit të kualifikuar.
- Dukati si Hamallaj, mbledh Kuvendin e madh për pronat.
Gazeta "Panorama"
320 TË MASHTRUAR/PIRAMIDA 1.3 MILION EURO, LIROHEN KRERËT
Reagon Prokuroria/Gjykata e Lartë dhe ajo e Apelit kanë liruar nga burgu dy persona të akuzuar nga Prokuroria si krijues të një skeme të mirëfilltë piramidale, e cila ka vjedhur 320 biznesmenë nga Tirana dhe nga rrethet.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- Rikthehet në Kuvend ligji që kundërshtoi NATO e SHBA, gati shkarkimi i kreut të SHISH.
- Prifti: Rama 3 mijë euro në ditë për substancën që thith me hundë.
Gazeta Shqiptare
RAMA:PYETJET E MIA PËR PRIFTIN E SALIUT
Eksluzive/Pas akuzave të ministrit Dritan Prifti për shtëpitë dhe drogën flet kreu i PS-së.
"Në atë shifrim me 200 shtëpi, seks e drogë Prifti ishte çingija e sapongritur në prehrin e Berishës. I kam premtuar tim biri që do e kërkoj të vërtetën deri në fund".
Tituj të tjerë të gazetës:
- Aksidentohet Damir Fazlliç, bie në Kroaci çarteri i nisur nga Tirana.
- Pronat, për 8 mijë dosje skadon afati ligjor i AKKP-së.
Gazeta "Koha Jonë"
PRIFTI: RAMA JE DROGAXHI, MOS E FSHIH SEKSUALITETIN
Debat i ashpër në Kuvend. Prifti akuzon Ramën se paguan çdo ditë 3 mijë euro "për të thithur". Sulmon dhe Ballën: Le miliona në kazino.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
-Masakra e Tivarit, LSI nuk voton komisionin hetimor.
Gazeta "Shekulli"
RUÇI-PATOZI, SOT TAKIMI PËR DRAFT-REZOLUTËN
Dy negociatorët pritet që të takohen sot, do të nisin punën për një rezolutë me pikat që kanë rënë dakort.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- Banda e Durrësit, të pandehurit marrin në pyetje dëshmitarët.
- Gjykata e Lartë/PD rrëzon edhe Vexhi Muçmatën.
Gazeta "55"
BESIMI I BANKËS BOTËRORE TE SHQIPËRIA I JEP ASAJ 420 MILION $ INVESTIME
Bordi i BB ka miratuar strategjinë e re të partneritetit me Shqipërinë, ku në kundërshtim me klimën mosbesuese në të cilën endet ekonomia europiane, i akordon qeverisë "Berisha" një tjetër fond investimesh në vlerë 420 milion dollarë.
Tituj të tjerë:
- Vizat/Misioni faktmbledhës mbyll inspektimin në terren.
Gazeta "MAPO"
ERION VELIAJ/BETEJA ME LOBUESIT E BERISHËS NË STRASBURG
Tituj të tjerë të gazetës:
- Aksidenti ajror, Fazlliç në bordin e çarterit.
- Përçarja e dytë, LSI refuzon PD-në për hetimin e Tivarit.
Gazeta "Rilindja Demokratike"
RAMA 3 MIJË EURO ÇDO DITË PËR NJË TË THITHUR NGA HUNDA
Kreu i PS-së pronar i mbi 200 apartamenteve në Tiranë, vila në Durrës dhe qytete të tjera.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- BE prezanton në muajin shtator raportin për heqjen e vizave.
- Bashkia-Tiranë, institucioni më i korruptuar në 500 vitet e fundit.
Gazeta "Integrimi"
TELEMEDICINA, I PARI PROJEKT MADHOR SHËNDETSOR NË VEND
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- Shezai Rrokaj: Për reformat nevojitet konsensus i gjerë.
- Dritan Prifti: Të hetohet pasuria ime dhe ajo e Edi Ramës.
Gazeta "Zëri i Popullit":
NUK NDALET PRIFTI, MINISTRI 400 METËR KATRORË NË ZONËN LUKS TË TIRANËS
/a.s/