Amsterdam, 16 Korrik, NO/ Rid Bulku - Prifti i Obdam, Paul Vlaar, është pezulluar nga detyra e tij pasi nuk ka respektuar natyrën e shenjtë të Eukaristisë. Këto fjalë ishin të peshkopit, i cili arsyetoi vendimin e marrë për të lënë pushim priftin.
Prifti holandez, në prag të finales së Kupës së Botës mes skuadrës së tij përfaqësuese dhe Spanjës, gjatë një meshe kishte veshur një bluzë të ekipit holandez dhe mbante në dorë një top futbolli.
Por ai, duhet të ketë harruar se Perëndia nuk merret me sportin e futbollit dhe imagjinoni se si mund të ishte reagimi i priftit në rast se rezultati do të ishte pozitiv për skuadrën e “tulipanëve”.
Megjithatë, ajo që është për t’u përmendur është se të gjithë njerëzit kanë mbajtur anën e priftit, duke thënë se janë të tronditur dhe të zhgënjyer nga ky vendim i dhënë për të. Krahas tyre, ka qenë dhe ati Vlaar, i cili nuk e ndan plotësisht këtë vendim të dhënë në drejtim të priftit.
r.b/NOA