Durrës, 16 korrik, NOA – Pasi tentuan të vrisnin një person në Durrës, dy persona sa e kanë lënë të plagosur aty me pistoletë dhe janë larguar nga vendngjarja.
Ngjarja bëhet me dijeni nga burimet e policisë së Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave ajo ka ndodhur në lokalin “Laguna“ të qytetit bregdetar, ndërsa ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar me inicialet G.A., banues në Forinë të Gostivarit.
Mësohet se i plagosuri ishte shqiptar me nënshtetësi maqedonase dhe punonte si kuzhinier në këtë lokal.
Ndërkaq, policia e Durrësit ka arritur të identifikojë autorët e ngjarjes, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim prej saj dhe konkretisht ata janë 30-vjeçari Ervis Qarri; 28-vjeçari Geri Berdaku dhe vëllai i tij, 26-vjeçari Ali Berdaku, që të tre banorë në Durrës.
Sikundër bën të ditur policia nga informacionet e marra në vendngjarje, të tre personat pasi tentuan të vrisnin maqedonasin, janë larguar menjëherë nga vendngjarja për t’iu shmangur kapjes dhe hetimit nga policia.
Ndërsa kjo e fundit, nga hetimet e deritanishme dyshon se shkak i ngjarjes në fjalë është bërë një konflikt për motive të dobëta.
I dëmtuari, ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme dhe aktualisht gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kundrejt tre autorëve të ngjarjes është ngritur tashmë padia penale për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.
n.e/NOA