Ps:Autonomia Universitare, Një Farsë E Qeverisë
TIRANË, 16 Korrik/ATSH/.- Partia Socialiste reagoi sot ndaj projektligjit të qeverisë 'për arsimin e lartë' duke deklaruar se drafti iu heq autonominë universiteteve, duke i vendosur nën urdhërat e pushtetit.
"Sot Sali Berisha fliste për autonominë e universiteteve, por të gjithë e dinë se ai nuk ka asnjë lidhje me autonominë", tha në një deklaratë për mediat, deputetja e PS-së, Ledi Shamku.
Sipas saj "edhe rektorët më të devotshëm dhe besnikë të tij, kanë dalë hapur kundër arnimeve që po i bëhen p/ligjit 'për arsimin e lartë', që në fakt Universiteteve vetëm autonomi nuk u jep, por përkundrazi, i nënshtron dhe i vendos krejtësisht nën urdhrat e pushtetit", deklaroi Shamku.
/a.s/