English

Qentë “fantazmë” shiten online, zbulohen 17 mijë mashtrime

Romë, 17 korrik 2010, NOA - Kanë qenë mbi 17 mijë mashtrime në gjithë Italinë dhe 1 mijë e 282 persona kanë rënë prè vetëm në Romë. Këto janë numrat e një mashtrimi kolosal online.

Organizata me bazë në Kamerun mori në përdorim disa pika interneti dhe fitoi një sasi të ardhurash prej 400 mijë euro.

Njoftime i cili shfaqej në internet thoshte: “Japim qen të racave të ndryshme (që kanë një kosto rreth 1 mijë euro)”.

Por 200 euro nevojiteshin për transportin e qenit nga Kameruni. Në fakt qeni nuk ekzistonte dhe asgjë nuk ishte reale, pasi gjithçka ishte vetëm një mashtrim.

r.b/NOA

KOMENTE