English

Qeveria shqiptare pajton studion ligjore Patton Boggs

Tiranë, 16 Korrik 2010 NOA - Qeveria Shqiptare ka pajtuar një studio ligjore amerikane, Patton Boggs, për kryerjen e shërbimeve të kërkimit në fushën ligjore dhe të avokatisë. Patton Boggs është një nga firmat më të njohura në Washington D.C. Kontrata parashikon një pagesë mujore prej 5.5 milionë lekë të reja.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të kabinetit qeveritar të cilat i detajuan agjencisë NOA se këto shërbime janë blerë me qëllimin që të shërbejnë për thithjen e fondeve nga programet e ndihmës së huaj, për investimet e huaja direkte nga SHBA dhe bota në fushën ekonomike, si dhe shërbime të tjera.

Shefi i ekipit të Shqipërisë në Patton Boggs do të jetë ambasadori Frank Wisner, një nga diplomatët më të spikatur të Departamentit të Shtetit Amerikan tashmë i tërhequr nga shërbimi aktiv.

Z. Wisner ka qenë edhe negociatori për SHBA-në i statusit të Kosovës.

Patton Boggs është themeluar në vitin 1962. Që prej 40 vjetësh kjo studio ligjore punon ngushtë me Kongresin dhe administratën e SHBA-së, si dhe me dy partitë kryesore amerikane.

r.n/NOA

KOMENTE