Rama: Po Pershkallzohet Kriza Ekonomike
E
TIRANE, 16 Korrik/ATSH/ Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama lëshoi sot akuza ndaj Qeverisë për keqmenaxhimin e ekonomisë së vendit.
Gjatë një konference për shtyp, kreu i PS-se, Edi Rama shprehu kundërshtitë ndaj projektbuxhetit të rishikuar deri në fund të vitit, që Qeveria do të paraqesë së shpejti në Parlament, duke theksuar se, "shkurtimi i shpenzimeve kapitale do të sjellë një situatë dramatike për zhvillimin e vendit".
Sipas tij, "shkurtimi me 1/4, ose 25% e buxhetit është një masë dramatike që do të thotë se kompanitë do të humbasin vende të tjera pune, ndërsa nuk do të hapet asnjë vend i ri pune në sektorin e investimeve. Praktikisht sharrohet një e katërta e organizmit të buxhetit dhe goditet drejtëpërsedrejti sektorët e arsimit dhe shëndetesisë", tha Rama duke kritikuar politikat ekonomike të qeverisë.
Duke shprehur shqetesimin për situatën ekonomike, Rama tha se, "gjendemi në kushtet e një krize ekonomike që përparon me shpejtesi dhe një qeverie që nuk i përgjigjet me agresivitetin dhe zhdërvjelltësinë e domosdoshme kësaj situate".
Kreu i opozitës, Edi Rama lëshoi akuza për korrupsion dhe mungesë transparente ndaj Qeverisë në procesin për privatizimin e pasurive publike.
"Kemi një përshkallzim të korrupsionit të Qeverise që, sëfundi është lëshuar në një proces privatizimesh të pasurive publike, tha Rama duke iu referuar listës së aseteve të Ushtrise, të vendosura në dispozicion të Ministrisë së Ekonomisë, "me çmime qesharake".
"Kështu, jo vetem që nuk ndihmohet ekonomia e vendit, por përkundrazi, rritet potenciali i një shkatërrimi të plotë ekonomik. Këto tjetersime të pasurise publike përmes procesesh jo transparente, i konsiderojmë kriminale", tha kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama./a.m//n.m/