English

Reali i Madridit, takim i drejtuesve për strategjitë e merkatos

Madrid, 17 Korrik 2010, NOA - Në ekipin e Realit të Madridit është zhvilluar një takim midis drejtuesve të klubit dhe trajnerit të sapoemëruar, Murinjo.

Qëllimi i këtij takimi ishte strategjia që do të ndjekë kjo skuadër në merkato.

Macion ka qenë padyshim objekt i këtyre bisedimeve dhe është vendosur në qoftë se Reali të paguajë shifrën e kërkuar nga Interi prej 35 milionë eurosh ose të ndjekin ndonjë rrugë tjetër.

Me sa duket, Murinjo, i cili bazuar në performancën e shkëlqyer të Sergio Ramos në këtë Botëror, kërkon që krahun e majtë të skuadrës së tij t’ia besojë pikërisht atij dhe të heqë dorë nga pista Maicon.

Një tjetër objektiv i Realit është dhe Khedira, i cili në ditët e fundit është në qytetin spanjoll dhe me sa bëhet e ditur nga shtypi i këtij vendi prezantimi i lojtarit gjerman, zbulim i këtij Botërori, thuhet të jetë vetëm çështje kohe.

r.b/NOA

KOMENTE