English

Shba - Një Ish-Zyrtar I Lartë Dënohet Për Spiunazh Në Favor Të Kubës

UASHINGTON, 16 korrik /ATSH-AFP/ - Ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Walter Kendall Myers, u dënua me burgim të përjetshëm për rolin e luajtur në një komplot 30-vjeçar që synonte dhënien e dokumenteve sekrete Kubës, njoftoi Ministria amerikane e Drejtësisë. Myers nuk mund të përfitojë lirim të parakohshëm, shtoi ministria. Bashkëshortja, Gwendolyn Steingraber Myers, e përfshirë gjithashtu në çështje, u dënua me 81 muaj burg. Çifti është arrestuar në qershor të vitit 2009. "Ata ishin shpallur fajtorë për akuza lidhur me një konspiracion prej rreth 30 vjetësh gjatë të cilit ata i jepnin Kubës informacione sekrete lidhur me mbrojtjen amerikane", bëri të ditur ministria. /I.Pu.
KOMENTE