English

Shkoder: Hotel Turizmi "Rozafa", Prone E "Uldedaj Grup", Ne Rindertim

SHKODËR, 16 Korrik/ATSH-G. Marku/ - Hotel "Rozafa", një ish simbol i turizimit në rajonin verior, i ndërtuar para 50 vitesh, ka nisur të rikonstruktohet nga pronarët e rinj, "Uldedaj Grup", që synojnë t'a kthejë në identitet. Hotel Turizmi "Rozafa", një nga simbolet e Shkodrës si goditë shumëkatëshe, që dallonte në qëndër të qytetit, pas viteve '90 nuk e pati më shkëlqimin, edhe falë konkurencës jo të vogël të hoteleve private. Aktiviteti i tij turistik ra dhe kështu atë e braktisën klientët vendas dhe të huaj. Grupi "Uldedaj Grup" pritet ta rikthejë në identitet me investimet, ku po ndërhyhet në të gjithë elementët e tij. prej disa ditësh, kompani të specializuara po punojnë në mjediset e brendshme, kryesisht në sallat e gjëra kryesore të shërbimit, mjediset e jashtme të verandave, territorin e parkingut, etj. Agustin Uldedaj, një prej administratorëve të rinj, thotë për ATSH-në se "Hotel Turizmi "Rozafa", shumë shpejt do të ketë pamje krejt tjetër, në saje te projektit ambicioz. Shume shpejt hoteli do te behet porta dhe streha kryesore e mikpritjes së turistëve të huaj", thotë ai. /a.ke/
KOMENTE