English

Soft News - Gjermani - Policia Rekruton Hutat Për Kërkimin E Kufomave

BERLIN, 16 korrik /ATSH-ANSA/ - Edhe hutat tashmë mund të jenë të dobishme për kërkimin e kufomave në zonat malore, ose të paktën kështu është bindur policia e Saksonisë së Poshtme, që ka vendosur të vërë në provë një nga këta shpend mishngrënës për të testuar aftësitë në terren, para se të merret një vendim përfundimtar për rekrutimin e tyre në radhët e policisë. Shpresa e policisë së Landit quhet "Sherlock", një hutë e stërvitur në parkun e Walsrode në kuadër të një projekti botëror që synon t'i transformojë këta shpendë në një lloj "radari" kufomash. Pra, në të ardhmen hutat mund të zëvendësojnë qentë, të paktën për kërkimet në terrenet më të ashpra. Shefi i policisë në Saksoninë e Poshtme, Rainer Hermann, beson se këta shpendë janë shumë të aftë në këto lloj kërkimesh "sepse kanë një nuhatje më të zhvilluar se 'kolegët' e tyre me katër këmbë". "Në fakt hutat arrijnë të nuhasin mbetjet e një miu të ngordhur edhe në një distancë prej 1000 metrash", shpjegon Hermann. Kështu, hutat do të ishin të afta të "inspektojnë" nga qielli zona më të mëdha se nga ato që mund të kontrollojnë qentë e stërvitur enkas ose vetë policia. /e.v/
KOMENTE