Sport: Futboll - "Momenti Me I Mire" Qe Kina Te Jete Kandidate Per Boterorin 2026
TIRANE, 16 Korrik/ATSH-AFP/. - "Eshte momenti me i mire" per te paraqitur kandidaturen tone per organizimin e Boterorit 2026, deklaroi presidenti i Federates Kineze te Futbollit (CFA), Wei Di, per gazeten "Titan Sports" te se premtes.
"Pas suksesit te Kupes se Botes ne Afriken e Jugut, Kina i ka te gjitha mundesite qe te organizoje Kupen e Botes dhe tashme eshte momenti me i mire", theksoi Wei Di, sipas gazetes kineze.
"CFA po pergatit nje kerkese per te paraqitur kandidaturen per Boterorin 2026", deklaroi Wei Di.
Kjo kandidature e mundshme vjen ne nje moment kur Federata eshte perfshire nga nje skandal i ndeshjeve te trukuara ne kampionatin kinez, nderkohe qe shume drejtues te saj jane arrestuar ne shkurt.
Kina organizoi Lojrat Olimpike ne vitin 2008. /a.ke/