Sport- Futboll/ Rauf Dimraj, "Klubi I Tiranës Së Shpejti Me Akademi Futbolli"
TIRANË, 16 Korrik /ATSH- Gjergji Mima/ - Skuadra e Tiranës do të çelë në fillimin e sezonit futbollistik, në muajin shtator, akademinë e re të moshave, ku pritet të shtohen talentet e reja të futbollit bardheblu.
Sipas shefit të klubit të Tiranës, Rauf Dimraj, "Klubi po punon për krijimin e një akademie futbolli. Godina që do të nisë së shpejti të ndërtohet do të ndihmojë në realizimin e këtij projekti".
"Projekti fitues për ndërtesën sportive të klubit, që do të nisë të ndërtohet së shpejti, do të zbatohet nga firma fituese "XPlan Studio", theksoi Dimraj.
"Ndërtimi i kësaj godine do ta ndihmojë edhe më shumë klubin e Tiranës. Kjo pasi do t'i japë mundësi futbollistëve që të stërviten më mirë, të kenë ambiente më të favorshme e të çlodhen. Është me rëndësi për një klub që të ketë të gjitha kushtet e nevojshme për t'u stërvitur. Ky eshtë një hap gjigand përsa i përket anës infrastrukturore", u shpreh shefi i klubit, Rauf Dimraj për ATSH-në.
Sipas informacioneve, vlera e projektit kap shifrën e 700 milionë lekëve të vjetër. Pas përfundimit të fazës së parë, do të nisë faza tjetër për gjetjen e fondeve.
Mësohet se për projektin do të ndihmojë Federata Shqiptare e Futbollit. Klubi do të marrë shumën nga FSHF-ja dhe do ta shlyejë atë më vonë, pa interesa. Godina e re do të ketë një sipërfaqe prej 1145 m². Brenda do të ketë palestër, dhoma zhveshjeje për 30 vetë, të standardeve të larta, dhoma gjumi etj. Brenda saj do te kete edhe ambiente të tjera, të cilat do të ndihmojnë gjatë procesit stërvitor.
Shefi i klubit, Dimraj, u shpreh se e mbështet këtë projekt, pasi ai do të ndihmojë në ecurinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të klubit.
Qëllimi i drejtuesve bardheblu është që në të ardhmen, ata t'i pergatisin vetë talentet dhe të mos i blejnë, duke shpenzuar shumë para nga klubet e tjerë. /a.ke/
-
Sildi Gazi21:15 - 20 Gusht 2010cilat jan kriterret e pranimit ne shkolle cili esht perfitimi i diplomimit te aplikantit cfare me afron per jeten akademia mbas diplomimit nese jam i pranushem per tiranen