English

Sport: Interpol - Me Se 5.000 Te Arrestuar Ne Azi Per Baste Te Paligjshme Gjate Boterorit

TIRANE, 16 Korrik/ATSH-AFP/. - Me shume se 5.000 persona jane arrestuar gjate nje operacioni policor ne Azi per baste te paligjshme gjate Kupes se Botes ne futboll, beri te ditur te premten Interpoli. Gjate ketij operacioni qe zgjati nje muaj jane kryer arrestime ne Kine, Malajzi, Singapor e Tajlande, theksohet ne nje deklarate te Interpolit ne Lion. Me se 155 milion dollare jane vene ne loje ne bastet e paligjshme, sipas Interpolit. "Keto rezultate jane impresionuese jo vetem per numrin e te arrestuarve dhe shtrirjen e aksionit per nje muaj ne kete zone, por edhe ne planin e bashkepunimit policor", eshte shprehur Jean-Michel Louboutin, drejtor ekzekutiv i Interpolit. /a.ke/
KOMENTE