English

Sport-Merkato/ Erjon Bogdani Pranë Kalimit Tek Qpr Në Angli

TIRANË, 16 Korrik /ATSH- Gjergji Mima/ - Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, është shprehur se ka ofertë nga Anglia, nga klubi Queens Park Rangers, QPR, i cili militon në divizionin e parë anglez (kategoria e dytë). Aktualisht, ish-sulmuesi i Kievos është pa skuadër dhë po kërkon një ekip të ri. "Jam në bisedime me dy klube italiane, Çezenën dhe Bolonjën, por mund të luaj edhe në Londër, pasi kam një ofertë nga QPR", ka thënë Bogdani Bogdani është një nga sulmuesit me peshë që mund të afrohet tek një klub pa paguar për transfertën, pasi nuk ka kontratë me asnjë ekip tjetër dhe ky është një favor për të. "Nëse vendos të shkoj tek QPR-ja nuk e bëj këtë vetëm për paratë - thekson Bogdani - "Bëhet fjalë më shumë për jetën në Angli". QPR zotërohet nga italiani Flavio Briatore, që më shumë është i njohur në botën e Formula 1. Gjithashtu, më parë klubi grek i Kavallas ka ofruar 800 mijë euro në sezon dhe një kontratë 2-vjeçare për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani. Bogdani ka shprehur dëshirën që të luajë edhe për 2 apo 3 sezone në kampionatin italian, por gjithsesi pritet që gjithçka të konkretizohet brenda pak ditëve, ku Bogdani do të ketë kohë për të menduar destinacionin e tij të ardhshëm. Këtë sezon Bogdani shënoi vetëm dy gola në Seria A në 21 ndeshje dhe një gol në Kupën e Italisë në 2 ndeshje. Gjatë edicionit të ardhshëm ai pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të sulmit të Shqipërisë në eleminatoret e Euro 2012. /a.ke/
KOMENTE