English

Suedi, Ibra kthehet në përfaqësuese, zyrtarizohet lajmi

Stokholm, 17 korrik 2010, NOA - Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer në përfaqësuesen e Suedisë. Sulmuesi 28 vjeçar i Barcelonës ka dhënë vetë zyrtarizimin e këtij lajmi në një konferencë për shtyp të dhënë në Malmoe së bashku me teknikun Erik Hamren.

“Është një nder tepër i madh të veshësh fanellën e ekip përfaqësues”, - komentoi Ibrahimoviç, i cili numëron me këtë ekip 62 prezenca dhe 22 gola të shënuar.

Pas mungesës së kualifikimit në këtë Botëror ka qenë vetë lojtari i cili deklaroi se nuk ishte më i motivuar për të qenë pjesë e skuadrës dhe kishte hequr dorë nga pjesëmarrja e tij në këtë ekip.

Megjithatë, mesa duket ato motive të munguara janë rikthyer tek ai dhe tashmë ndihet tepër i gatshëm për të rifilluar këtë aventurë.

r.b/NOA

KOMENTE